Skulptori Avni Behluli merr pjesë në konferencë shkencore në Preshevë

 

Skulptori Avni Behluli merr pjesë në konferencë shkencore në Preshevë

Skulptori i njohur gjilanas, Avni Behluli, i cili ka realizuar qindra ekspozita dhe punime arti, pati nderin të marrë pjesë në Konferencën Shkencore të organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë.

Gjatë konferencës, kumtesa e tij mbante titullin:
“Ibrahim Kodra – kolosi shqiptar në artin pamor botëror”, ku Behluli prezantoi vlerat artistike dhe ndikimin ndërkombëtar të veprës së këtij mjeshtri të madh shqiptar.

Shpërndaj me të tjerët