Gjilani ka arsye të krenohet, Donat Ahmeti shënon “mega-golin” e javës në Luksemburg

Në qendër të vëmendjes së skuadrës së Hostertit, është futbollisti me prejardhje nga Gjilani, Donat Ahmeti, ka dhuruar një spektakël të vërtetë në fushë.

Një aksion i planifikuar në sekondë, një moment graviteti para se topi të përfundonte në fund të rrjetës, një gol i shpirtit, i artit, i atyre që mbahen mend gjatë.

Donati, në ndeshjen kundër Monneref, realizoi një super-gol që i siguroi fitoren e madhe skuadrës së tij Hostert me rezultat 1–0, duke marrë tri pikë të arta në elitën e futbollit të Luksemburgut.

Mediat vendore e kanë cilësuar këtë moment si “një veprim artistik në lëvizje”, ndërsa Ahmeti është vlerësuar si lojtari më i spikatur i javës.

Por kush është Donat Ahmeti?

23-vjeçari ka lindur në Luksemburg, ndërsa rrënjët i ka nga Gjilani.

Familja e tij kishte emigruar mbi 30 vjet më parë.

Babai i tij, Vetoni, dikur ka qenë sportist aktiv, pjesë e klubit gjilanas të hendbollit “Bozhuri”.

Dashurinë për futbollin Donati e kishte zbuluar që në moshën katërvjeçare. Me pasion, disiplinë dhe punë të pandalshme, ai nisi rrugëtimin e tij në klubin Grevenmacher, ekip që më herët kishte përfaqësuar Luksemburgun në garat evropiane.

Pas rënies së klubit për arsye financiare, Ahmeti u transferua te Hostert, një nga skuadrat e Ligës së Parë (BGL League), ku aktualisht luan në pozitën e mesfushorit defanziv.

Golashënimi i tij i fundit është bërë temë e madhe në mediat sportive të vendit, duke e kthyer Donatin në një nga emrat më premtues të futbollit luksemburgas me origjinë shqiptare.

 

Në videon  e mëposhtëm mund të shini perlën e Donatit

Shpërndaj me të tjerët