Drita përballë Shelbourne në Irlandë për UEFA Conference League

 

Është dita e madhe për bardhekaltërit! Me moton “Është koha të luftojmë për ngjyrat tona!”, skuadra e Dritës do të zbresë sonte në fushë për t’u përballur me Shelbourne FC në Irlandë, në kuadër të garave të UEFA Conference League.

Kjo është ndeshja e tretë për gjilanasit në këtë rang evropian garash, pasi në dy përballjet e para kanë barazuar.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur optimist para sfidës, duke theksuar përgatitjen e mirë të skuadrës dhe besimin në rezultat pozitiv.

“Shpresojmë të kthehemi me rezultat pozitiv nga kjo përballje. Edhe pse skuadra rivale ka kualitete, ne jemi përgatitë dhe i hyjmë kësaj ndeshje për fitore,” deklaroi Ramadani.

 “Çdo ndeshje është eksperiencë e re” ka thënë  mbrojtësi Egzon Bejtullahu I cili ka shtuar dhe besuar në  besim te suksesi, duke theksuar rëndësinë e çdo përballjeje ndërkombëtare.

“Çdo ndeshje është eksperiencë e re, si për mua ashtu edhe për të tjerët. Shpresoj që në fund të marrim rezultat pozitiv,” u shpreh Bejtullahu.

 

Shpërndaj me të tjerët