Manifestimi tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit” vijon këtë të shtunë, më 22 nëntor 2025, në orën 12:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, me paraqitjen e kompletit të studimeve të zgjedhura në dhjetë vëllime të prof. dr. Anton Nikë Berishës.
Ky botim i gjerë, rezultat i mbi pesë dekadave punë kërkimore dhe studimore, përfaqëson një prej ngjarjeve më të rëndësishme letraro-shkencore të këtij viti në Kosovë.
Anton Nikë Berisha mbetet një nga studiuesit më të shquar të letërsisë shqipe dhe asaj botërore në hapësirat mbarëshqiptare.
Për këtë korpus veprash do të referojnë: Prof. dr. Behar Gjoka (Tiranë) Prof. dr. Kamber Kamberi (Gjakovë), përfaqësues nga Ars Club “Beqir Musliu”: Nexhat Rexha, Kaltrinë Berisha, Sabit Rrustemi dhe Arsim Halili
Veprimtarinë do ta drejtojë shkrimtarja Albinë Idrizi.
Krijues letrarë, adhurues të letërsisë, si dhe mësimdhënës të gjuhës dhe letërsisë shqipe janë të ftuar dhe të mirëseardhur në këtë takim të rëndësishëm kulturor.
