Dhurohen veshje për të burgosurit në Burgun e Gjilanit

 

Dhurohen veshje për të burgosurit në Burgun e Gjilanit

Ekipi i Shoqatës Humanitare Bëmirëse Bereqeti realizoi një aktivitet humanitar në Burgun e Gjilanit, ku u dhuruan veshje për të burgosurit që nuk marrin vizita të rregullta nga familjarët.

Qëllimi i kësaj nisme ishte të ofrohej mbështetje për ata që gjenden në kushte më të vështira dhe shpesh nuk kanë përkrahje të afërmit.

Gjatë vizitës, ata u  mirëpritëm nga drejtori i institucionit, Xhevdet Maqastena dhe stafi i tij, i cili I  njoftoi për aktivitetet e përditshme, programet rehabilituese dhe angazhimet e të burgosurve brenda burgut.

Ai vlerësoi iniciativën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për mirëqenien e personave të privuar nga liria.

Nëpërmjet këtij aktiviteti, u synua të përcillet mesazhi i solidaritetit dhe humanitetit, duke treguar se edhe një gjest i vogël mund të sjellë ngrohtësi dhe dinjitet për ata që shpesh ndihen të harruar.

 

 

Shpërndaj me të tjerët