Drita shpallet Klubi më Fair Play i Vitit 2025

Çmimi Klubi më Fair Play 2025, i ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës, i është akorduar Drita FC,  për nivelin e lartë të sportivitetit, respektin ndaj kundërshtarëve, gjyqtarëve dhe publikut, si dhe për sjelljen shembullore në dhe jashtë fushës së lojës gjatë gjithë vitit 2025.
Ky vlerësim pasqyron filozofinë e klubit për futboll të ndershëm, disiplinë dhe etikë sportive, vlera këto që Drita i ka kultivuar vazhdimisht në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, si në arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Përmes qasjes korrekte, respektit institucional dhe sjelljes profesionale të lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve, Drita ka dëshmuar se suksesi sportiv dhe fair-play mund të ecin krah për krah.

Ky çmim është një tjetër dëshmi se klubi nga Gjilani jo vetëm fiton trofe, por edhe respekton rregullat dhe frymën e lojës së bukur.

Shpërndaj me të tjerët