Ka ndërruar jetë prof. Ibrahim Shabani

Ka ndërruar jetë prof. Ibrahim Shabani
Në moshën 93 vjeçaren ka ndërruar jetë prof. Ibrahim Shabani, figurë e respektuar e arsimit dhe jetës kulturore të Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se ai u nda nga jeta në mbrëmjen e 22 dhjetorit 2025.
Prof. Shabani ishte pedagog i përkushtuar, intelektual i dalluar dhe kontribuues i çmuar në edukimin e shumë gjeneratave.

Ai do të kujtohet për urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij ndaj arsimit dhe atdheut.
Ngushëllime familjes Shabani dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Shpërndaj me të tjerët