Ka përfunduar me sukses edhe një projekt i rëndësishëm restaurimi në qytetin e Gjilanit.
Ndërhyrjet e realizuara në objektin e ish-Teknikës Popullore kanë siguruar ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe historike të asetit, duke e rikthyer atë si një pjesë të rëndësishme të kujtesës urbane të qytetit.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në valorizimin e objekteve me vlerë historike, duke i dhënë qytetit një hapësirë që ruan identitetin dhe historinë e tij.

