Fotografi i faunës së egër, Arian Mavriqi, sot, së bashku me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike “Dardana”, anëtarë të Vendgjyetisë “Kamenica”, plus Tëvë1si dhe aktivistë të tjerë, kanë ndërmarrë një aksion human për furnizimin me ushqim të kafshëve të egra.
Ky aksion ka një domethënie të veçantë, pasi kafshët e egra gjatë dimrit kanë nevojë të madhe për ushqim, ndërkohë që gjatë kësaj stine ushqimet gjenden më vështirë për shkak të kushteve natyrore.
Aktiviteti ka synuar të ndihmojë kafshët e egra të mbijetojnë këtë periudhë të vështirë, duke reflektuar kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj natyrës dhe komunitetit.

