Drita nuk ka arritur ta mposhtë Llapin në kuadër të Kupës së Kosovës, duke pësuar disfatë në Gjilan me rezultat 1:2. Me këtë fitore, Llapi siguron kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Drita e përfundon rrugëtimin në këtë garë.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 17-të, kur Albion Ramadani shënoi golin e parë për Llapin. Epërsia u dyfishua në minutën e 58-të, me golin e realizuar nga Muhamet Hyseni, duke e vështirësuar dukshëm situatën për vendasit.
Drita arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 81-të, kur Besnik Krasniqi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, por ky gol ishte i pamjaftueshëm për të shmangur eliminimin.
Drita eliminohet nga Kupa e Kosovës, Llapi fiton në Gjilan 1:2
