Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995–2025)” i autorit Enver Sadiku

 

Gazetari me përvojë nga Gjilani, Enver Sadiku, do të promovojë librin e tij të parë sportiv me titull “Derbi Drita – Gjilani (1995–2025)”.

Promovimi do të mbahet të hënën, më 16 shkurt 2026, në Hotel “Astoria”, duke filluar nga ora 18:00.

Libri përfaqëson një monografi të veçantë sportive, ku janë të përfshira të gjitha kryendeshjet mes dy ekipeve gjilanase, që nga derbi i parë i zhvilluar në vitin 1995 e deri te ndeshja e fundit e luajtur në dhjetor 2025.

Përmes kësaj vepre, autori sjell një pasqyrë të plotë historike të derbit më të madh lokal, duke dokumentuar momentet më të rëndësishme, rivalitetin sportiv dhe emocionet që kanë shoqëruar këto përballje ndër vite.

 

Shpërndaj me të tjerët