Alban Hyseni: Shpërndahen mbi 350 pako ushqimore në prag të Ramazanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se sot janë shpërndarë mbi 350 pako me gjëra elementare për familjet në nevojë, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas tij, këto ndihma janë realizuar përmes bashkëfinancimit mes Komunës së Gjilanit dhe organizatës humanitare Islamic Relief Kosova.
“Këto pako u shpërndanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, si shenjë solidariteti, kujdesi dhe mbështetjeje për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka falënderuar gjithashtu Islamic Relief Kosova për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se ky partneritet po shndërrohet vazhdimisht në ndihmë konkrete për qytetarët e Gjilanit.
