Fundi i ndeshjes, fatal për Dritën

Fundi i ndeshjes doli të ishte fatal për FC Drita, e cila pranoi gol vetëm 30 sekonda para mbylljes së kësaj sfide evropiane.

Skuadra gjilanase u mposht me rezultat të ngushtë 2:3 nga Celje, në ndeshjen e parë eliminatore të UEFA Conference League.

Mysafirët befasuan kampionen e Kosovës që në minutën e 18-të, përmes Kucys duke kaluar në epërsi 1:0. Epërsia u dyfishua pas një gabimi në mbrojtjen gjilanase, kur Milot Avdyli shënoi nga afërsia për 2:0.

Në pjesën e dytë, Drita tregoi një fytyrë krejt tjetër. Në minutën e 59-të, pas harkimit të Liridon Balajt, Blerim Krasniqi shënoi me kokë për 2:1.

Vetë Balaj u përkujdes për barazimin, kur në minutën e 75-të realizoi saktë nga krahu i djathtë për 2:2.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej pa fitues, sulmuesi slloven Poplatnik shënoi me kokë për 3:2, vetëm 30 sekonda para përfundimit të kohës shtesë, duke e dënuar rëndë Dritën.

Pavarësisht humbjes dhe mungesave të shumta, Drita zhvilloi një lojë të mirë, arriti të barazojë rezultatin dhe mbetet me shpresa reale që në ndeshjen kthyes, javën e ardhshme, të kërkojë përmbysjen e këtij rezultati.

Shpërndaj me të tjerët