Futbollisti i FC Drita, Almir Ajzeraj, ka folur para përballjes së radhës ndaj KF Llapi, duke e cilësuar ndeshjen si të vështirë, por me besim të plotë se ekipi do të dalë me rezultat pozitiv.
Sipas Ajzerajt, pavarësisht ngarkesës së ndeshjeve, skuadra ka përfituar nga faza e rigjenerimit dhe është më e përgatitur fizikisht dhe mentalisht.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Llapit, por synimi ynë është i qartë , tri pikët. Jemi të lodhur nga ndeshjet, por rigjenerimi po na mundëson të rikuperohemi dhe të paraqitemi edhe më të fortë në fushë”, ka deklaruar Ajzeraj.
Drita pritet të kërkojë vazhdimin e rezultateve pozitive, ndërsa përballja me Llapin shihet si një tjetër test i rëndësishëm në rrugëtimin e skuadrës në kampionat.
