Skuadra e Gjilanit ka shënuar një fitore të rëndësishme në derbin kryesor të javës së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0 .
Ky triumf jo vetëm që i jep tri pikë të arta gjilanasve, por e bën kampionatin edhe më interesant dhe të paparashikueshëm.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, por goli që vendosi fatin e takimit erdhi në minutat e 36-të.
Sulmuesi i krahut, Edi Basha , u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Gjilanin në epërsi 1-0 .
Ky gol doli të ishte vendimtar, pasi deri në fund gjilanasit arritën ta menaxhonin mjaft mirë avantazhin, përkundër presionit të kryeqytetasve.
Ajo çka e bën këtë fitore edhe më të mirë për ekipin e Gjilanit, është fakti se ata luajtën pa sulmuesin e tyre kryesor dhe realizuesin më të mirë të edicionit, Senad Jaroviq .
Sulmuesi shtatlartë mungoi në këtë përballje për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.
Me fitore, Gjilani ngjitet në kuotën e 30 pikëve , duke u afruar me tri pozitat e para dhe duke dhënë këtë sinjale të qarta se do të luftojë deri në fund për të cilin pozitë e dërgon në garat evropiane.
Në anën tjetër, kjo disfatë i ka kushtuar Prishtinës, e cila tashmë zbret për një pozitë më poshtë, duke u renditur në vend të tretë.
Diferenca e vogël në pikë mes skuadrave kryesuese premton një garë të zjarrtë në javët në vijim.

