Raiffeisen Superliga A – Meshkujt, Xhiro 15
Drita 3-2 Peja
22-25, 25-23, 23-25, 25-21, 15-13
Derbi i javës ka dhuruar spektakël të vërtetë, me Dritën që ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit, duke mposhtur liderin Peja pas pesë seteve të luftuara.
Takimi ishte tejet i balancuar, me të dyja skuadrat që shkëmbyen epërsinë gjatë gjithë ndeshjes.
Në setin vendimtar, gjilanasit treguan më shumë qetësi dhe vendosmëri për ta mbyllur sfidën 15-13, mes entuziazmit të madh vendas.
Kjo humbje e Pejës e nxeh edhe më shumë garën për pozitën e parë, duke e bërë fundin e kampionatit edhe më dramatik në elitën e meshkujve.
