Volejboll: Drita i shkakton Fer Volley humbjen e parë të sezonit

Raiffeisen Superliga A – Femrat

Drita 3-0 Fer Volley

25-21, 25-19, 25-19

Drita ka realizuar një nga fitoret më të bujshme të sezonit, duke mposhtur 3-0 Fer Volley dhe duke i shkaktuar humbjen e parë në të gjitha garat.

Një paraqitje shumë e disiplinuar dhe dominuese nga Drita, që kontrolloi ritmin e lojës në të tre setet dhe nuk lejoi kundërshtarin të rikthehet në asnjë moment.

Me këtë triumf ndërpritet seria fantastike e Fer Volley, ndërsa Drita dërgon një mesazh të qartë në garën për titull.

 

Shpërndaj me të tjerët