FC Drita është nisur drejt Sllovenisë për ndeshjen e kthimit ndaj Celjes

Klubi i futbollit Drita ka udhëtuar drejt Sllovenisë për ndeshjen e kthimit ndaj ekipit të Celjes.

“Intelektualët” synojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, e cila përfundoi 2:3 në favor të sllovenëve pas një drame në Prishtinë.

Pavarësisht disavantazhit minimal, te kampi gjilanas mbretëron optimizmi.

Trajneri dhe ekipi janë fokusuar në eliminimin e gabimeve të ndeshjes së parë, duke besuar te kualiteti i grupit për të siguruar kualifikimin tutje në garat evropiane.

Dueli vendimtar mes Celjes dhe Dritës luhet nesër, me fillim nga ora 18:45.

Shpërndaj me të tjerët