Futbollisti i Sport Club Gjilani, Hamdi Namani, i ardhur në afatin kalimtar të janarit, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës.
Sipas njoftimit zyrtar të Sport Club Gjilani, pas ekzaminimeve dhe kontrolleve mjekësore është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL) në regjionin e gjurit.
Si pasojë e këtij dëmtimi, futbollisti do t’i nënshtrohet trajtimit dhe procesit të rehabilitimit për një periudhë kohore, në përputhje me protokollet mjekësore.
Klubi ka bërë të ditur se do ta mbështesë maksimalisht Hamdi Namani gjatë gjithë fazës së rikuperimit, duke i uruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushat e gjelbra, thuhet në njoftimin nga
Zyra për Komunikim dhe Informim.

