Policia Rajonale e Trafikut në Gjilan, në kuadër të kontrollit dhe edukimit rrugor, ka shqiptuar gjithsej 1,577 gjoba për shkelje të ndryshme në komunikacion gjatë një jave.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar: 23 aksidente me të lënduar, 8 aksidente me dëme materiale, 11 shoferë janë ndaluar nga drejtimi i automjeteve, 69 kundërvajtës janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurisë.
Policia apelon për respektim të dispozitave ligjore, uljen e shpejtësisë, përdorimin e rripit të sigurisë dhe vëmendje të shtuar ndaj këmbësorëve.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.