Në disa fotografi të dërguara nga një banor i fshatit Livoç i Ulët, shihet gjendja e rënduar e rrugës që lidh këtë fshat me Lagjen e Tetë në Gjilan.
Në pamje vërehen puseta të mbushura, mbeturina të shpërndara skaj rrugës, trotuare të prishura si dhe një gropë e thellë e hapur direkt në trotuar, e cila përbën rrezik serioz për këmbësorët dhe biciklistët.
Sipas banorit, i cili ka dashur të mbetet anonim, kjo gropë është mjaft e rrezikshme sidomos gjatë natës kur dukshmëria është e ulët.
“Kjo gropa është për t’u senzibilizuar, sepse natën është rrezik me ra në të. Rruga që lidh Livoçin me Lagjen e Tetë, ndërsa trotuari i prishur te Lagjja e Tetë,” ka thënë ai.
Banorët shpresojnë se përmes këtyre pamjeve do të ndërgjegjësohen qytetarët e pandërgjegjshëm, kurse organet kompetente të ndërhyrë në sanimin e gropës dhe rregullimin e kësaj pjese.
