MOTI/ Ja çfarë moti na pret këtë javë në Kosovë!

Përgatituni për një javë me kthesa të forta! Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java nis me shi e breshër, por do të mbyllet me temperatura përvëluese deri në 38°C.

E hënë (Sot): Diell, por pasdite priten stuhitë lokale, rrufe dhe mundësi për breshër. (13°C – 30°C)

E martë & E mërkurë: Moti stabilizohet, me diell dhe ngritje graduale të temperaturave. (12°C – 33°C)

E enjte & E premte: Vjen vala e nxehtësisë! Moti do të jetë kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ku e premta preket nga piku i vapës. (12°C – 38°C)

Thirrje për kujdes: Indeksi UV do të jetë shumë i lartë! Mjekët dhe IHMK apelojnë të shmanget ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në 16:00, të konsumohet sa më shumë ujë dhe bujqit ta kryejnë ujitjen vetëm herët në mëngjes.

Shpërndaj me të tjerët