Xhudistët e Gjilanit shkëlqejnë në turneun ndërkombëtar “Kupa Mimoza 2026”

Klubi i Xhudos “Gjilani” është rikthyer me sukses të lartë nga turneu ndërkombëtar “Kupa Mimoza 2026”, i mbajtur në Herceg Novi – Igalo.

Sportistët gjilanas kanë nderuar qytetin dhe Kosovën duke rrëmbyer disa medalje të rëndësishme në një konkurrencë të fortë.

Suksesi i klubit u vulos nga performanca e shkëlqyer e xhudisteve, të cilat u ngjitën në podiumin e fituesve:

Me Medalje të Argjendtë u stolisen: Isra Halimi, Elisa  Osmani dhe Agnesa Berisha.

Me Medalje të Bronztë u nderuan: Feroza Abazi, Ylljeta Sylejmani dhe Lanika Bajrami.

Trajneri i klubit, Ibrahim Hasani, u shpreh krenar me arritjet e nxënësve të tij, por theksoi nevojën emergjente për përkrahje institucionale dhe financiare:

“Këto arritje janë fryt i punës së pandalshme, përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme. Për të vazhduar me këto suksese dhe për të përfaqësuar denjësisht qytetin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare, kemi nevojë për mbështetje dhe ndihmë financiare,” deklaroi Hasani, duke shtuar se me përkrahjen e duhur, Gjilani do të vazhdojë të prodhojë kampionë të nivelit botëror.

Ky sukses dëshmon edhe një herë potencialin e madh që ka rinia e Gjilanit në sportin e xhudos, duke kërkuar vëmendjen e merituar nga donatorët dhe organet kompetente.

 

Shpërndaj me të tjerët