Volejboll (Meshkujt): Drita e “fik” Prishtinën, fitore bindëse në udhëtim

Skuadra e KV Dritës ka shënuar një fitore të madhe dhe mjaft të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur KV Prishtinën me rezultat të pastër 3:0 në sete.

Gjatë gjithë takimit, djemtë e Dritës zhvilluan një paraqitje fantastike, duke treguar dominim absolut në parket.

Nga pika e parë e deri tek e fundit, skuadra gjilanase dëshmoi karakter të fortë, disiplinë taktike dhe një lojë mjaft të organizuar, duke mos i lënë asnjë hapësirë për befasi rivalëve kryeqytetas.

Kjo fitore e merituar jo vetëm që shton pikët në tabelë, por i jep ekipit një motivim shtesë për vazhdimin e kampionatit dhe rrugëtimin drejt objektivave sezonalë.

Me këtë formë të lartë, KV Drita konfirmohet si një nga pretendentët kryesorë në volejbollin tonë, duke treguar se është në rrugë të mbarë drejt kreut.

 

 

Shpërndaj me të tjerët