Debatik Curri optimist para duelit me Ferizajn: Synojmë rezultat pozitiv
Trajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, është shprehur optimist para ndeshjes së radhës kundër Ferizajt, duke theksuar se skuadra e tij është e vetëdijshme për vështirësinë e sfidës që e pret në këtë transfertë.
Sipas tij, çdo ndeshje në kampionat është e vështirë, ndërsa përballja në Ferizaj pritet të jetë edhe më sfiduese për shkak të terrenit dhe rëndësisë që ka për të dyja ekipet.
“Duhet të luajmë deri në fund dhe të japim maksimumin në çdo moment të ndeshjes. Vijmë pas dy fitoreve në kampionat dhe kjo na jep motiv shtesë. E dimë se na pret një ndeshje e vështirë në Ferizaj, në një terren të vështirë, por besoj se mund të dalim me rezultat pozitiv nga kjo sfidë”, ka deklaruar Curri.
Ai shtoi se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme si për Gjilanin ashtu edhe për Ferizajn, pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të vlefshme në kampionat.
Gjilani synon të vazhdojë serinë pozitive dhe të konfirmojë formën e mirë në këtë përballje.

