Linea Bajraliu, ambasadore e krenarisë gjilanase në botën e tenisit

Talentja  gjilanase që po shkëlqen në tenisin  ndërkombëtar

Linea Bajraliu ka nisur një karrierë shumë premtuese në tenis, duke shënuar sukses që në moshë të re dhe duke treguar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Ajo tashmë ka arritur rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar nga Federata Suedeze e Tenisit si një nga talentet më të mëdha të së ardhmes.

Suksese ndërkombëtare

Fituese e turneut ndërkombëtar për juniorë ITF J200 në Lituani (single dhe double), medalje bronzi në Kampionatin Evropian për juniorë në double, pjesëmarrëse në turneun e madh të juniorëve në French Open (Roland Garros), pjesëmarrëse në turne profesionist si Nordea Open në Suedi.

Shërbimi i saj ka arritur shpejtësinë 192 km/h, një tregues i qartë i talentit dhe punës së madhe.

Një familje mbështetëse

Linea ka lindur dhe është rritur në Suedi nga dy prindër të mrekullueshëm, por gjithmonë mbart krenarinë për rrënjët e saj nga Gjilani, ku kthehet pothuajse çdo verë.

Përveç babait të saj, ajo ka pasur mbështetje të madhe edhe nga gjyshërit e saj, ku gjyshi ka qenë mësues i përkushtuar, ndërsa gjyshja një grua e jashtëzakonshme që e ka mbështetur në çdo hap të jetës.

Trashëgimia sportive

Linea është vajza e Driton Bajraliut, ish-volejbollist i KV Drita në Gjilan. Pasioni dhe disiplina për sportin duket se janë trashëguar, duke e bërë atë një shembull për të rinjtë që duan të ndjekin karrierë sportive dhe të arrijnë suksese ndërkombëtare.

Linea Bajraliu është një talente e  jashtëzakonshëme  dhe një ambasadore e krenarisë gjilanase në botën e tenisit.

Shpërndaj me të tjerët