Fundjava pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm dhe temperatura pranverore në vend.
Sipas parashikimit të motit, e shtuna do të karakterizohet me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra në sekondë.
Ndërkaq, e diela parashihet të jetë kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare.

