Drita fiton derbin lokal, merr kreun e tabelës

Drita fiton derbin lokal, merr kreun e tabelës

FC Drita ka triumfuar në derbin lokal ndaj SC Gjilani, në kuadër të javës së 26-të të Superliga e Kosovës, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Veton Tusha, i cili shënoi me kokë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Ndeshja mori tjetër rrjedhë në fund të pjesës së parë, kur lojtari i Gjilanit, Prpashtica, u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak për pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Drita arrin kuotën e 48 pikëve dhe merr kreun e tabelës, duke lënë pas FC Ballkani me tri pikë më pak.

Kjo fitore e forcon pozitën e Dritës në krye dhe e afron edhe më shumë drejt objektivit për mbrojtjen e titullit.

Shpërndaj me të tjerët