Drejtori i Zhvillimit Ekonomik viziton Qendrën për Aftësim Profesional

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka vizituar Qendrën për Aftësim Profesional në Gjilan, ku ka parë nga afër punën që bëhet për përgatitjen e qytetarëve për tregun e punës.

Sipas tij, kjo qendër ofron trajnime në disa drejtime të rëndësishme si kontabiliteti, dizajni grafik, kuzhinieri, metal punimi, zdrukthëtaria dhe rrobaqepësia, duke i ndihmuar të rinjtë dhe të interesuarit të fitojnë aftësi praktike.

“Gjatë takimit me udhëheqësin e qendrës, Mujedin Zylfijaj, biseduan për bashkëpunimin në të ardhmen dhe për mënyrat se si mund të rrisim mundësitë për punësim në Anamoravë”, tha Huruglica.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, theksoi se janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin në projekte konkrete që lidhen me aftësimin profesional dhe lidhjen më të mirë të kandidatëve me tregun e punës.

Shpërndaj me të tjerët