Ndërron jetë afaristi gjilanas Rahmi Kadriu

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë afaristi gjilanas Rahmi Kadriu.

I ndjeri ishte me prejardhje nga Presheva dhe për shumë vite me radhë në Gjilan ka ushtruar veprimtari biznesore, madje para luftës edhe në fushën e artizanatit.

Ai njihej si një person i fjalës, i drejtë, i dashur dhe human.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij:

“Të nderuar familjarë, miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes babai ynë i dashur ka ndërruar jetë. Për përcjelljen përfundimtare dhe kohën e varrimit do të njoftoheni me kohë.”
Pusho i qetë, babë.

Shpërndaj me të tjerët