Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se Fatmir Shurdhani, kryetar i Hendikos-it, do të jetë pjesë e ekipit politik të kësaj dege.
Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, tha se Shurdhani përfaqëson një zë të rëndësishëm të një kategorie shpesh të harruar, por që ai nuk ka heshtur kurrë.
Shurdhani ka qenë për vite me radhë një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar dinjitet dhe përfaqësim të barabartë për të gjithë qytetarët.
Sipas Gagicës, Gjilanit i duhet një Kuvend funksional dhe zëri i qytetarit, zëri i Fatmirit.