27 vite kujtim e krenari, Llashtica nderon martirët e saj

Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të rënies së Martirëve, në fshatin Llashticë, u bënë homazhe pranë varrezave të martirëve, duke nderuar me respekt të thellë dhe mirënjohje sakrificën e tyre sublime për lirinë e vendit.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Krenare Latifi Kqiku, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë institucionalë.

Kujtimi dhe vepra e martirëve mbeten pjesë e pandashme e historisë sonë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

Shpërndaj me të tjerët