Kryetari Salihu ka pritur në takim Ministren e Drejtësisë Gërvalla-Schwarz

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku bashkëpunëtorët e saj.

Gjatë takimit, Kryetari Salihu informoi Ministren Gërvalla-Schwarz për çështje me rëndësi për gjykatën, të arriturat dhe ngritjen e efikasitetit, llogaridhënien, transparencën dhe sfidat e institucionit.

Ministrja e Drejtësisë theksoi përkushtimin e institucionit që ajo përfaqëson për të mbështetur gjykatat në përmbushjen e mandatit të tyre dhe për të avancuar reformat në drejtësi, në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Ndër të tjera, Kryetari theksoi se pavarësia e gjyqësorit dhe mbështetja institucionale janë dy shtylla që duhen të ecin paralelisht, gjithashtu edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në drejtim të forcimit të sistemit gjyqësor dhe sundimit të ligjit.

 

Shpërndaj me të tjerët