Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Venhar Salihu së bashku me Administratorin Shkëlqim Dushica, kanë pritur të martën praktikantët, vullnetarë, të cilët kanë përfunduar praktikën një vjeçare.
Me këtë rast, Kryetari ka falënderuar praktikantët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti, duke i uruar që njohuritë dhe eksperiencën e fituar t’iu shërbej në ndërtimin e karrierës në fushën e drejtësisë.
Edhe Administratori ka falënderuar të gjithë praktikantët për angazhimin dhe ndihmën e tyre, pasi që kontributi i tyre ishte pjesë e suksesit të punës së gjykatës përgjatë vitit 2025.

