Njoftojmë të gjithë miqtë e librit dhe dashamirët e fjalës së shkruar se këtë të shtunë, më 25 prill 2026, në orën 12:00, në ambientet e Bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, do të përurohet libri më i ri poetik i shkrimtarit Nexhat Rexha, me titull “Mes gurësh përkunden ëndrrat”.
Kjo ngjarje organizohet në kuadër të veprimtarive letrare “Shpalime pranë vere” dhe merr një vlerë të veçantë simbolike, pasi shënon edhe 70-vjetorin e lindjes së këtij autori mjaft frytdhënës në letrat shqipe.
Vëllimi, i cili ka parë dritën e botimit nga shtëpia botuese “Faik Konica” me mbështetjen financiare të Komunës së Kamenicës, do të prezantohet përmes një paneli studiuesish dhe miqsh të autorit.
Për vlerat estetike dhe poetike të veprës do të flasin shkrimtari Sabit Rrustemi, botuesi Nazmi Rrahmani, drejtori për kulturë i Kamenicës, Afrim Dërvishi, redaktori i librit, prof. dr. Anton Nikë Berisha, si dhe studiuesi letrar, mr. Arsim Halili.
Veprimtaria do të moderohet nga shkrimtarja Albinë Idrizi dhe do të shoqërohet me deklamime poetike të vargjeve të përzgjedhura.
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë në këtë festë të dyfishtë të poezisë dhe jubileut të autorit.
