Malësia e Bujanocit fton bashkëvendësit në tubimin tradicional
Edhe këtë vit do të organizohen “Takimet e Vendlindjes – Malësia e Bujanocit 2026”, aktivitet që bashkon qytetarët e dëbuar nga vendlindja dhe bashkëvendësit e tyre.
Takimi i sivjetmë do të mbahet në fshatin Zarbicë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë bashkëvendësve që të marrin pjesë sa më masivisht.
Sipas organizatorëve, këto takime janë një mundësi e mirë për ribashkim, njohje mes bashkëvendësve dhe forcim të lidhjeve me vendlindjen, veçanërisht për gjeneratat e reja.
Mirë se vini!
