Një tjetër sukses akademik vjen nga Gjilani. Leon Bunjaku ka përfunduar me sukses të lartë studimet master në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Me këtë arritje, Bunjaku hedh një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij shkencor, duke synuar që në të ardhmen të vazhdojë studimet e doktoraturës.
Përmes një njoftimi, ai ka shprehur mirënjohjen për profesorët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.
“Me sukses përfundova studimet Master në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane. Shpreh mirënjohje të sinqertë për mentoren, Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, për udhëzimet, mbështetjen dhe këshillat e vazhdueshme që kanë kontribuar në arritjen e këtij suksesi akademik.
Falënderoj gjithashtu komisionin vlerësues, Prof. Dr. Naser Mrasori dhe Prof. Ass. Dr. Arlinda Dushi, për vlerësimin dhe kontributin e tyre, si dhe të gjithë profesorët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim akademik.
Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, e cila më ka mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi.”
Ky sukses i shtohet arritjeve të të rinjve nga rajoni i Gjilanit, duke dëshmuar potencialin dhe përkushtimin e kuadrove të reja në fushën e arsimit dhe shkencës.
