Një grup çiklistësh nga Gjilani kanë nisur një aventurë të veçantë me biçikleta, e cila do t’i çojë nëpër Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Sipas njërit prej pjesëmarrësve, Fatmir Veseli, ky rrugëtim do të zgjasë 9 ditë, me 8 bujtje, ndërsa çiklistët do të përshkojnë rreth 1.300 kilometra.
Ai ka prezantuar edhe itinerarin e udhëtimit, i cili përfshin disa nga rrugët më të bukura të rajonit.
Në këtë ekspeditë marrin pjesë persona nga profesione të ndryshme, si profesorë, mjekë dhe avokatë, të cilët i bashkon pasioni për çiklizmin dhe sportin.
Ky rrugëtim përfaqëson jo vetëm një sfidë fizike, por edhe një promovim të çiklizmit, jetës së shëndetshme dhe frymës së bashkëpunimit mes sportdashësve nga Gjilani.

