ARSIM/ Avancojnë punimet në shkollën e mjekësisë, përfundon pllaka e sallës së sportit

Ndërtimi i objektit të ri të Shkollës së Mjekësisë në Gjilan po vazhdon me ritëm të lartë. Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Jeton Rexhepi, ka bërë të ditur se punimet për këtë projekt të rëndësishëm po ecin drejt finalizimit.

​Sipas tij, sot ka përfunduar një fazë kyçe në sallën e edukatës fizike, derisa po punohet edhe në izolimin e të gjithë objektit shkollor.

Investimi në infrastrukturën arsimore është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë! Sot ka përfunduar pllaka e betonit të sallës së edukatës fizike, ndërsa paralelisht po avancojnë edhe punimet për izolimin e objektit, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda,” ka thënë Rexhepi.

Rexhepi theksoi se ecuria e punimeve po tregon progres të dukshëm, duke afruar gjithnjë e më shumë përfundimin e këtij projekti madhor që do t’u shërbejë nxënësve dhe komunitetit arsimor në Gjilan.

 

Shpërndaj me të tjerët