Kamenicë, 18 nëntor 2026 – Me vendim të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Kamenicë, Selami Klaiqi, është themeluar Ekipi Profesional që do të udhëheqë procedurat për përzgjedhjen e shkollës me performancën më të mirë për vitin shkollor 2026/27.
Ky ekip vlerësues përbëhet nga zyrtarë të brendshëm të DKA-së, përfaqësues nga Këshilli i Prindërve dhe njohës të fushës së arsimit, me këtë përbërje:Sabit Zylfijaj, Fatlind Morina, Ramadan Guda, Nexhat Rexha dhe Shefik Rrudhani
Gjatë ditës së sotme, ekipi ka mbajtur takimin e parë punues për hartimin e planit të veprimit.
Në këtë takim u diskutua mbi kriteret e vlerësimit, treguesit e performancës si dhe garantimin e një procesi transparent dhe profesional, me synim evidentimin e praktikave më të suksesshme në institucionet arsimore të komunës.
Në përmbyllje të këtij procesi vlerësues, stafi i shkollës që do të shpallet më e mira e vitit do të shpërblehet nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me një udhëtim jashtë vendit.
Nga DKA-ja vlerësojnë se matja e performancës është një mekanizëm kyç për rritjen e cilësisë, llogaridhënies dhe avancimit të vazhdueshëm të sistemit arsimor lokal./dita24h/
