Këshilli i Pacientëve në Gjilan ka bërë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të identitetit të vet institucional duke krijuar llogon e dedikuar, një zhvillim që synon rritjen e dukshmërisë dhe forcimin e përfaqësimit të qytetarëve në shërbimet shëndetësore lokale.
Duke komentuar këtë zhvillim, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu, vlerësoi se nisma po merr formë të qartë dhe theksoi misionin e këtij mekanizmi në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
“Një nismë e filluar, tashmë po merr formë konkrete. Uroj që Këshilli i Pacientëve të jetë gjithmonë në shërbim të pacientëve, të përfaqësojë zërin e tyre, të mbrojë të drejtat dhe interesat e tyre dhe të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore”, tha Kadriu.
Krijimi i logos pritet t’i japë Këshillit të Pacientëve një identitet më të qartë në komunikimin me komunitetin dhe institucionet shëndetësore në Gjilan, duke lehtësuar njohjen e rolit të tij si urë lidhëse mes pacientëve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor.
