Gjilan, 16 nëntor 2026 – Në prag të festës së madhe të 28 Nëntorit, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë, nxënësit e Shkollës së Mesme të Arteve Pamore (SHMAP) “Adem Kastrati” në Gjilan kanë ndërmarrë një nismë të mrekullueshme, duke e shndërruar mjedisin e shkollës në një ambient krejtësisht artistik dhe festiv.
Përmes një ekspozite të veçantë me piktura të formateve të mëdha, hollin e shkollës e kanë mbushur ngjyra, histori dhe emocione.
Punimet e realizuara me përkushtim nga vetë nxënësit u kushtohen datave më të lavdishme dhe heronjve të kombit shqiptar, duke sjellë në jetë ngjarjet historike përmes vizionit dhe ndjeshmërisë së gjeneratës së re.
Drejtoria e shkollës dhe stafi mësimor i kanë përgëzuar nxënësit për punën e palodhshme, talentin dhe kreativitetin e treguar në këtë projekt.
Ekspozita do të mbetet e hapur dhe e qasshme për vizitorët gjatë gjithë muajit nëntor.
Për këtë arsye, shkolla fton prindërit, bashkëqytetarët dhe të gjithë të interesuarit që t’i vizitojnë nga afër këto punime mbresëlënëse dhe të përjetojnë historinë përmes artit. /dita24h/
