RAJONI/Komunat e Anamoravës vazhdojnë mbështetjen për strehimoren rajonale “Liria” në Gjilan

Komunat e rajonit të Anamoravës kanë vazhduar sot zotimin e tyre institucional për mbështetjen e strehimores rajonale “Liria” në Gjilan, përmes nënshkrimit të vazhdimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili u realizua me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

​Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Gjilani, Kamenica dhe Vitia po vazhdojnë të dëshmojnë se kur bëhen bashkë, krijojnë siguri dhe mbështetje të qëndrueshme për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje.

Sipas tij, ky angazhim është vazhdimësi e politikave sociale për t’u dalë në krah atyre që kanë më së shumti nevojë.

​Kështu është shprehur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duke falënderuar njëkohësisht OSBE-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe stafin e Qendrës “Liria” për punën e jashtëzakonshme e humane që bëjnë çdo ditë në shërbim të komunitetit./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët