EKONOMI/Selver Xhelili falënderon 15 mijë turistët që zgjodhën “Hotel 6 Milje & La Luna Resort” në Ksamil

 Me përfundimin e sezonit të sivjetmë turistik, afaristi i njohur nga Gjilani, Selver Xhelili, pronar i kompleksit të njohur “Hotel 6 Milje & La Luna Resort” në Ksamil, ka njoftuar mbylljen zyrtare të dyerve për këtë vit nga data 15 tetor 2026.

​Përmes një mesazhi falënderues drejtuar pushuesve dhe mysafirëve, Xhelili ka bërë të ditur se gjatë sezonit veror 2026 kompleksi i tij ka mirëpritur rreth 15 mijë turistë nga vende të ndryshme.

​Ai ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për besimin që mysafirët i dhanë biznesit të tij në një nga destinacionet më të vizituara të bregdetit shqiptar, ndërsa ka premtuar se për sezonin e ardhshëm 2027 do të rikthehen me shërbime edhe më të ngritura e përkushtim të shtuar.

​Njoftimi i plotë nga Selver Xhelili:

​“Të nderuar dhe të dashur mysafirë të Hotel 6 Milje & La Luna Resort,

​Me përfundimin e sezonit turistik 2026, ju njoftojmë se nga data 15 tetor 2026, Hotel 6 Milje & La Luna Resort mbyll zyrtarisht dyert për këtë sezon.

​Ky ishte një sezon i veçantë, gjatë të cilit patëm kënaqësinë dhe privilegjin të mirëpresim rreth 15.000 turistë, të cilët na besuan ditët më të bukura të pushimeve të tyre.

​15.000 mysafirë, 15.000 arsye për të qenë mirënjohës dhe 15.000 falënderime nga zemra!

​Faleminderit secilit prej jush që zgjodhët hotelin tonë, që na dhuruat besimin tuaj dhe që u bëtë pjesë e historisë sonë.

​Ju premtojmë se në sezonin turistik 2027 do të rikthehemi edhe më të përgatitur, me shërbime të përmirësuara, përkushtim edhe më të madh dhe me synimin që çdo qëndrim i juaji të jetë një përvojë edhe më e veçantë.

​Dyert tona mbyllen për këtë sezon, por mirënjohja dhe mikpritja jonë mbeten gjithmonë të hapura për ju!

​Me respekt,

Selver Xhelili

Hotel 6 Milje & La Luna Resort”

Shpërndaj me të tjerët