Jo vetëm siguri, por edhe humanizëm, FSK në Gjilan dhuron gjak

Sot u zhvillua aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut në Kazermën e FSK-së në Gjilan, ku pjesëtarët treguan edhe një herë përkushtimin e tyre jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në shërbim të jetës dhe humanizmit.

Me këtë akt fisnik, ata dëshmuan se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është vetëm garantuese e sigurisë, por edhe një mbështetje e fuqishme për komunitetin dhe nevojat humane të qytetarëve.

“Falënderojmë të gjithë pjesëtarët që dhuruan gjak”, thuhet në njoftimin e Transfuzionit të Gjakut.

Shpërndaj me të tjerët