Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fadil Ademi, i shoqëruar nga Selami Neziri dhe Dushi Bunjaku, ka vazhduar aktivitetet në mbështetje të zyrtarëve që janë në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.
Aktiviteti ka nisur me vizitën te Stacioni i Zjarrfikësve, për të vazhduar më pas në disa qendra të kujdesit shëndetësor dhe në institucione të tjera ku qytetarët marrin shërbime publike.
Gjatë këtyre takimeve, u shpreh falënderim dhe mirënjohje për punën, përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm të gjithë personelit në shërbim të komunitetit.
Me këtë rast, u vlerësua lart kontributi i secilit punonjës që angazhohet për të mirën e përgjithshme.
Një falënderim i veçantë iu adresua kompanisë së ujit Trepika, e cila për të tretën herë mbështeti këtë nismë duke dhuruar një sasi të madhe uji për zyrtarët në detyrë.
