KULTURA/Veprimtari Sopi vlerëson performancën e Ansamblit “Gjilani” në Top Channel si përgjigjen më njerëzore ndaj Këshillit të Evropës

Gjilan – Mërgimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare me prejardhje nga Gjilani, Sejdi Sopi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka vlerësuar lart performancën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani” të shfaqur në televizionin Top Channel.

​Sipas tij, paraqitja dinjitoze e artistëve gjilanas përmes artit dhe kulturës burimore shqiptare përbën përgjigjen më të mirë dhe më njerëzore ndaj zhvillimeve të fundit dhe qasjes së Këshillit të Evropës.

​Në një reagim publik, Sopi ka vlerësuar koloritin artistik, talentin dhe humanizmin e përcjellë nga ansambli, duke e vendosur atë përballë, siç e quan ai, skenarëve me nota nacional-shoviniste dhe antishqiptare.

​“Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘Gjilani’, prezantim dinjitoz i artit dhe kulturës së pastër burimore shqiptare, me koloritin brilant të performancës, talentit dhe humanizmit, përgjigje më njerëzore skenarit të Këshillit Evropian, me interpretimin e muzikës nacional-shoviniste, thellësisht antikulturore dhe antishqiptare”, ka shkruar Sopi.

​Performanca e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani” në Top Channel ka ngjallur reagime të shumta pozitive në publik, duke u cilësuar si një promovim i denjë i vlerave kulturore të Anamoravës dhe më gjerë./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët