KULTURË/Dikur simbol i bujqësisë vendore, sot mall importi

Një qytetar nga rrethi i Gjilanit, i cili më parë është marrë me kultivimin e kësaj kulture profitabile bujqësore, ka ironizuar me gjendjen e sotme të prodhimit të cigareve dhe fatin e ish-Kombinatit të Duhanit në Gjilan.

​Përmes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me foton e njohur të pakëtës së cigareve “Buzhur”, ai ka kujtuar kohën kur kjo kulturë mbillej masivisht në arat e Anamoravës dhe përpunohej në vend.

​”Dikur prodhohej në arat tona, mbushej e paketohej në kombinat(Monopol Syti-n e sotëm) dhe konsumohej gjithandej! Sot fatkeqësisht konsumohet, por si prodhim i huaj e jo më vendor…”, ka shkruar ai me ironi e keqardhje për humbjen e kësaj tradite industriale e bujqësore në rajon.

​Ndryshe, Gjilani njihej si një nga qendrat kryesore të kultivimit dhe përpunimit të duhanit në rajon, ndërsa sot kjo veprimtari pothuajse është shuajtur plotësisht, duke ia lënë vendin importit të produkteve të huaja.

Shpërndaj me të tjerët