SHËNDETËSI/QKMF-ja në Gjilan pajiset me pajisje të reja mjekësore nga projekti AQH

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është pajisur sot me pajisje të reja mjekësore, si rezultat i memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me projektin AQH (Accessible Quality Healthcare).

​Pajisjet e reja mjekësore do t’u lehtësojnë punën e përditshme profesionistëve shëndetësorë, duke mundësuar që QKMF-ja dhe njësitë e saj të ofrojnë shërbime më cilësore, më të sigurta dhe më efikase për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

​Kjo mbështetje vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për fuqizimin e kujdesit parësor shëndetësor, me qëllim që shërbimet mjekësore të jenë sa më të qasshme dhe me standarde të larta për secilin banor.

​Me këtë rast, autoritetet komunale kanë shprehur mirënjohje të thellë ndaj projektit AQH për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e frytshëm në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Komunën e Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët