Teatri i Gjilanit mirëpret këtë javë shfaqjen “Nëna”, vepër e autorit të njohur Florian Zeller, me regji nga Erson Zymberi.
Dita e mërkurë (7 tetor) dhe e premte (9 tetor), duke filluar nga ora 20:00, do t’i rezervojë publikut gjilanas një rrëfim prekës e të thellë mbi përballjen e një nëne me vetminë, frikën e humbjes dhe pamundësinë për të pranuar largimin e fëmijëve.
Përmes një loje intensive artistike, kjo histori vë në sprovë kufijtë e dashurisë familjare dhe kujtesës brenda një realiteti gjithnjë e më të paqartë.
Në rolet kryesore interpretojnë aktorët e njohur Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani dhe Tringa Hasani.
Për të gjithë dashamirët e artit skenik, rezervimet e vendeve mund të bëhen përmes kontaktit telefonik në numrin +383 45 222 525. / dita24h /
